Vlorë, Topi në familjen Konomi

11/09/2011 15:10

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka ngushëlluar të afërmit e gjyqtarit të vrarë dy ditë më parë në Vlorë, Skerdilajd Konomit.

Gjatë vizitës së ngushëllimit në banesën e familjes Konomi, kreu i shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka shprehur dhimbjen për këtë humbje, e cila ka tronditur opinionin publik dhe ne mënyrë të vecantë sipas tij, sistemin gjyqësor.

“Erdha të ngushëlloj nga afër familjen Konomi e cila po përjeton një dhimbje shumë të madhe pas humbjes në mënyrë shumë tragjike të birit të tyre. Ky akt mafioz, cdo vrasje është barbare në vetvete, por mënyra e ekzekutimit të gjyqtarit Konomi është një shembull tipik i veprimit të krimit të organizuar me të cilin shteti, punonjësit përballen cdo ditë”, tha Topi.

Kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se të gjitha institucionet dhe punonjësit duhet të jenë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka kërkuar inkurajim sidomos për ato institucione që garantojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Top Channel