Tiranë, kampionati botëror i vrapimit në mal

11/09/2011 08:30

Për herë të parë, në Shqipëri do të zhvillohet Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal, që këtë vit ka edicionin e tij të 27t-ë.

Kjo veprimtari madhore sportive, e cila ka Tiranën si destinacion, zhvillohet nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Sali Berisha, i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes të zhvilluar të shtunën në kryeqyetin shqiptar.

Kjo ceremoni ka nisur me parakalimin e skuadrave pjesëmarrëse përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar me pjesën zyrtare në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti çeljen e Kampionatit të 27-të Botëror të vrapimit në mal si dhe përfaqësuesit e 32 vendeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Në fjalën e tij, Berisha falenderoi organizatorët për përzgjedhjen e Tiranës dhe shndërrimin e saj në kryeqytetin botëror të vrapimit në mal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA