Kate nuk është shtatzënë

10/09/2011 14:00

Kanë kaluar vetëm pak muaj nga martesa mbretërore, por zërat për një
shtatzani të Kate Middleton arritën deri aty sa të flisnin se dukesha
priste të bëhej nënë binjakësh.

Por në fakt jo vetëm që nuk ka binjakë, por Kate nuk është fare shtatzënë. Përgënjeshtrimi vjen zyrtarisht nga Buckingham Palace, duke sqaruar se princi William dhe bashkëshortja e tij mezi presin që të bëhen prindër.

Trashëgimtarët do të vijnë po jo shpejti, madje nuk ka shumë gjasa për të patur binjakë. Mediat rozë muajt e fundit kanë shkruar dhe më pas përgënjeshtruar shtatzaninë e Middleton.

Kështu në fund të korrikut ishte “Daily Star”, e cila njoftoi se dukesha e Cambridge ndoshta mund të ishte shtatzënë, sepse gjatë festimeve për dasmën e Zara Phillips, mbesës së Mbretëreshës Elisabetë, Kate nuk kishte pirë as edhe një pikë alkool, pavarësisht se në festë shampanja u derdh lumë.

Top Channel