Paltrow, varësi ndaj seksit

09/09/2011 09:20

Gwyneth Paltrow do të luajë rolin e një femre me varësi ndaj seksit në filmin e saj më të ri, ‘Thanks For Sharing’.

Aktorja do të interpretojë përkrah Mark Ruffalo, Tim Robbins dhe Joely Richardson në një komedi që tregon historinë e një grupi personash që luftojnë për të mundur vesin.

Regjizori i filmit do të jetë Stuart Blumberg, i cili fitoi një nominim për Oscar me skenarin e filmit ‘The Kids Are All Right’.

“Ky është një kast i shkëlqyer aktorësh dhe unë mezi pres të filloj xhirimet”, u shpreh Blumberg.

Top Channel