Kate Winslet, homazh për Liz Taylor

09/09/2011 11:20

Kate Winslet i ka bërë homazh ikonës së kinematografisë botërore, Elizabeth Taylor, me anë të një seti fotografik për revistën ‘V’.

Aktorja 35-vjeçare, fituese e çmimit Oscar në vitin 2008 për intepretimin e saj në filmin ‘The Reader’, imitoi Taylorin, aktoren nga e cila ka marrë frymëzimin.

“Ajo ishte shumë e fortë në mendje dhe në zemër. Ajo i fshihte shumë mirë dobësitë e saj dhe kam mendimin se edhe unë bëj të njëjtën gjë”, u shpreh Winslet për Elizabeth Taylor, e cila vdiq në mars, në moshën 79-vjeçare.

Kate Winslet ndodhet në Venecia të Italisë për premierën e filmit ‘Carnage’, me regjizor Roman Polanski.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel