Në një tentativë të dëshpëruar për mbledhjen e të ardhurave dhe
shpëtimin e vendit prej falimentimit ekonomik, qeveria greke ka
publikuar emrat e kompanive që i janë debitorë shtetit.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, lista e emrave të subjekteve juridike, u publikua mbrëmjen e së enjtes pas  aprovimit që ekzekutivi mori prej autoritetit të ruajtjes së privatësisë.

Ne liste ndodhen emrat e mese 6000 subjekteve ,ndersa shuma e borxheve te mbledhura  kalon 30 miliarde euro. Bien ne ne sy emrat e disa prej kompanive me te njohura ne vend, kryesisht ne fushen e ndertimit dhe transportit,dy prej sektoreve me te prekur prej krizes greke,ndersa debitori me i madh eshte organizmi i hekurudhave,me plot 1.2 miliarde borxhe te akumuluara,e ndjekur prej organizmi i sherbimit urban te athines dhe ish kompanise shteterore te fluturimeve, Olimpic Airlines.

Lista pasohet me emra te kompanive te lakuara si ne prag falimentimi,ose tashme  te falimetuara,cka ve ne dyshim edhe funksionimin e ketij sistemi.Vihen re edhe emra te kompanive te cilat kane transferuar aktivitetin e tyre ne shqiperi,maqedoni dhe serbi. Te pakten dy prej tyre kane fituar tendera ndertimi ne shqiperi dhe vazhdojne punimet ne akset rrugore te vendit tone.

Qeveria greke ka kercenuar me sekuestrime te aseteve te kompanive te shpallura debitore per aftesine e te cilave per te shlyer qofte edhe nje pjese te borxheve, ekspertete shprehen skeptike. Qendrimi i ashper i ekzekutivit duket se vjen mbas paralajmerimeve te treshes europiane, e cila ka kercenuar me pezullimin e kestit te gjashte greqine,nese nuk merr masa drastike per pakesimin e deficitit.

Top Channel