Cruz fillon regjistrimet në Sarajevë

09/09/2011 19:05

Çaku i parë, më 12 shtator në Sarajevë për “Venuto al mondo”, filmi i ri i drejtuar nga Sergio Castellitto, me Penelope Cruz dhe Emile Hirsch.

Filmi është një përshtatje kinematografike e librit “best seller” me të njëjtin titull të Margaret Mazzantini, fitues i çmimit Campiello në 2009-n dhe i përkthyer në 22 gjuhë.

“Dua të tregoj një histori të madhe dashurie. Dashuria është e pafundme mes Gemma dhe Diego që përhapet tek të gjithë protagonistët”, ka deklaruar Castellitto.

Top Channel