Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë çifti më i ri në Hollywood.

Aktorët po xhirojnë së bashku filmin ‘The Place Beyond The Pines’, të regjizorit Derek Cianfrance, që do të shfaqet në vitin 2013. Në film, Gosling dhe Mendes interpretojnë një burrë dhe një grua të martuar.

Sipas ‘US Weekly’, duket se romancën e filmit aktorët e kanë përcjellë edhe në jetë. Ata kanë kaluar një fundjavë romantike në Orlando (SHBA).

“Gjithmonë ata të dy kanë shkuar mirë bashkë. Ishte vetëm çështje kohe që të lidheshin”, shprehen miqtë e afërt të aktorëve.

37-vjeçarja Eva Mendes është ndarë këtë verë nga producenti George Gargurevich, ndërsa 30-vjeçari Ryan Gosling ka pasur histori me aktoret Rachel McAdams, Sandra Bullock dhe Kirsten Dunst.

Top Channel