Pasi është bërë muza frymëzuese e kirurgëve plastikë, duke parë boom-in e kërkesave për të pasur një fundshpinë si të sajën, Pippa Middleton është zgjedhur mbretëresha e “takeaway” (ushqimit që merret me vete).

Jo për të gjithë, kjo kuptohet, por kryesisht për ata që ofrojnë sushi.

Motra e dukeshës së Kembrixh, është aq e dashuruar pas këtij ushqimi saqë çdo ditë nuk harron të marrë një racion sa herë që fundshpina e saj e bukur ulet përpara një tavoline, qoftë kjo nën shoqërinë e Kate apo vetëm.

Dhe nga ekspertët e Nielsen, që për këtë çështje kanë bërë një kërkim, rezulton se vetëm në vitin e fundit ka një rritje me 21% të kërkesave për këtë ushqim.

Top Channel