Mel B e quan vajzën e saj Madison Brown

08/09/2011 10:05

Pothuajse një javë pas lindjes së vajzës së saj të tretë, Mel B dhe
bashkëshorti i saj Stephen Belafonte kanë vendosur që ta quajnë të
voglën e tyre Madison Brown.

Radar Online bën të ditur lajmin, gjashtë ditë pasi këngëtarja solli në jetë përmes një operacioni cezarian vajzën e saj.

Mel B është nënë e Phoenix Chi,12 vjec, frut i martesës me Jimmy Gulzar dhe Angel, katër vjec, frut i marrëdhënies me aktorin Eddie Murphy.

Ende nuk ka foto të këngëtares me vajzën e sapoardhur në jetë, ndërsa zëdhënësi i ciftit njoftoi për mediat se si Mel ashtu edhe Stpephen janë tepër të lumtur për fëmijën e tyre.

Gjatë shtatzanisë së saj Mel rrëfeu për fansat se u përpoq shumë që të mbante sa të mundte linjat e saj, por ishte e pamundur sepse ajo fryhej nga dita në ditë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel