Aksident rrugor për Reese Witherspoon

08/09/2011 12:35

Reese Witherspoon ka pësuar një aksident rrugor, për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Aktorja, fituese e cmimit Oscar për interpretimin në “Walk the Line”, është shtypur nga një makinë teksa kalonte një kryqëzim rrugor në Santa Monika.

Witherspoon po bënte ecje sportive kur është goditur dhe hedhur në tokë nga një makinë, që për fat të mirë po lëvizte me shpejtësi të ulët.

E dërguar në spital nga një ambulancë, aktores iu gjetën vetëm disa plagë të lehta dhe mjekët i dhanë leje për t’u larguar.

Mjekët i kanë sugjeruar asaj një ditë pushimi, ndërkohë që policia e Santa Monikës ka gjobitur gruan që drejtonte makinën, një 84-vjecare, pasi nuk i dha përparësi këmbësores.

Top Channel