Rowan Atkinson: Jam i vjetër për të interpretuar Mr. Bean

06/09/2011 17:50

Mr.Bean është personazhi më i njohur dhe më i suksesshëm në karrierën e Rowan Atkinson, por duket se aventurat e tij kanë përfunduar tashmë.

Aktori 56-vjeçar mendon se është shumë i vjetër për të interpretuar sërish Mr.Bean.

“Kam përshtypjen se nuk do të intepretoj më Mr.Bean. Asnjëherë nuk i dihet, por them se jam shumë i vjetër për të luajtur sërish atë rol. Gjithmonë e kam parë Mr.Bean si një personazh pa moshë dhe sa më shumë kalojnë vitet për mua aq më pak e shoh veten të papërshtatshëm për këtë rol”, deklaron Atkinson.

Mr.Bean u shfaq për herë të parë në ekran në vitin 1990 në televizionin ‘ITV’. Seriali pati shumë sukses dhe u bënë edhe dy filma me aventurat e tij: një në vitin 1997 dhe një tjetër 4 vite më parë.

Këto 2 filma arritën të fitonin së bashku rreth 305 milionë sterlina në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel