Koplik, plagosen babë e bir

06/09/2011 00:40

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të hënës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Mësohet se viktimat janë atë e bir, të cilët janë shoqëruar drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Policia dyshon se krimi ka ndodhur për hakmarrje dhe se ka identifikuar të dyshuarin si autor të ngjarjes dhe se po punon për kapjen e tij.

Top Channel