Beyonce fton Gwuineth në jahtin e saj

06/09/2011 10:35

Beyonce feston 30-vjetorin e saj dhe në jahtin luksoz fton një artiste të madhe, miken e saj të ngushtë Gwyneth Paltrow.

Aktorja dhe këngëtarja shtatzënë janë fotografuar në bordin e jahtit ndërsa bisedojne edhe me bashkëshortin dhe babanë e fëmijës së parë të Beyonce Jay Z.

Gwyneth,e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple dhe djalit Moses, me siguri që do t’i japë këshilla të mira mikes së saj për mirërritjen e fëmijës së saj.

Beyonce ka planifikuar të zhvillojë sot një festë me miqtë e saj më të mirë, përfshi këtu edhe këngëtarin Erykah Badu.

Beyonce ndodhet prej disa ditësh në Itali dhe po kalon kohë romantike me bashkëshortin e saj 41-vjecar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel