Alyson Hannigan: Nuk jam shtatzënë

06/09/2011 12:00

Një foto e yllit të “How I Met Your Mother”, Alyson Hannigan me një bark disi të fryrë përhapi zërat se ajo priste fëmijë.

Por aktorja mohoi të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, duke dhënë edhe një listë me shpjegime se përse nuk pret të jetë nënë shpejti.

Fillimisht ajo shpjegon se ka ngrënë shumë së fundmi dhe ka patur dhimbje shpine që nuk e kanë lejuar të bëjë lëvizje për të tretur ushqimin.

Alyson, 37 vjec është e lumtur me bashkëshortin e saj Alex Denisof dhe vajzën dy-vjecare Satyana. Ajo shprehet se është shumë e dhënë pas familjes dhe se do t’i pëlqente ta zgjeronte, por thjesht këtë radhë nuk është shtatzënë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel