Sarah Jessica Parker dhe xhiroja rreth botës

05/09/2011 14:30

Sarah Jessica Parker i ka vënë vetes objektiv që të udhëtojë rreth botës së bashku me familjen e saj.

Duket se me kalimin e kohës prioriteti i aktores nuk është më karriera televizive. Ajo shprehet se është e gatshme të heqë dorë nga karriera vetëm për të qëndruar pranë njerëzve të saj të dashur.

“Kam dëshirë të bëj gati valixhet dhe të filloj një udhëtim nëpër botë me familjen time. Do të ishte një aventurë shumë e bukur”, shprehet protagonistja e serialit ‘Sex And The City’.

Nuk dihet ende se kur do ta fillojë udhëtimin aktorja 46-vjeçare, e cila për momentin po punon për një projekt të ri me titull ‘I Don’t Know How She Does It’.

Top Channel