Manson, trailer shokues për albumin e ri

05/09/2011 17:05

Marilyn Manson ka zgjedhur faqen e vetë, www.marilynmanson.com, për të lajmëruar titullin e albumit të ri, i teti i karrierës së tij, “Born Villain”, që do të dalë brenda fundit të vitit.

Kënga me të njëtin titull është futur në kolonën zanore të një videoje shokuese të realizuar nga aktori dhe protagonisti i “Transformers”, Shia LaBeouf.

Një pjesë e tij mund të shikohet online (http://bornvillain.com/), një faqe e ndaluar për të mitur nën 18 vjeç.

Emri i vërtetë Marilyn Manson, është Brian Hugh Warner, i lindur në Canton, më 5 janar të 1969. Ai është një kantautor dhe aktor amerikan.

Emri artit vjen nga shkrirja e “Marilyn Monroe” dhe “Charles Manson”: dy personazhe që përfaqësojnë, e para mirësinë dhe bukurië, i dyti të keqen dhe egërsinë.

Top Channel