Bruni, mbrojtje maksimale fëmijës nga mediat

05/09/2011 10:30

Carla Bruni njoftoi se do të mbrojë fëmijën që pret nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, nga çdo ekspozim publik.

Në një intervistë të transmetuar nga televizioni ‘TF1’, Bruni theksoi: “Do të bëj gjithçka për të ruajtur fëmijën tim nga mediat dhe nuk do të lejoj që fotot të shpërndahen për publikun.”

“Nuk do ta ekspozoj fëmijën tim në publik. Do të jem e kujdesshme në maksimum”, shton modelja dhe këngëtarja italiane.

Gjithashtu, Bruni përgënjeshtroi lajmet e mediave franceze se fëmija që ajo pret është djalë.

“Nuk e di nëse është djalë apo vajzë. Do e marr vesh kur ta sjell në jetë”, sqaroi zonja e parë franceze.

Top Channel