‘Hangover 2’, probleme në sheshxhirim

05/09/2011 12:10

‘Hangover 2’ është sigurisht një film dinamik dhe zbavitës, por xhirimi i disa skenave duhet të ketë qenë shumë i vështirë, sidomos për dublantët të cilët kanë zënë vendin e aktorëve në pjesët më të rrezikshme.

Scot McLean, dublanti i aktorit Ed Helms, është dëmtuar rëndë në tru pas një aksidenti me makinë të ndodhur në sheshxhirim, më 17 dhjetor 2010, në Bangkok.

McLean po xhironte një skenë ku varej nga një makinë që po ecte me shpejtësi kur është përplasur nga një makinë tjetër. Dublanti tashmë ka probleme të përhershme cerebrale dhe fizike, ndër të cilat probleme në të folur dhe kriza paniku.

Scott kërkon tashmë një dëmshpërblim nga studio Warner Bros sepse nuk bëhej fjalë për një aksident, por ishte një gabim njerëzor. Koordinatori i dublantëve kishte ndërruar kohët e skenës duke shkaktuar incidentin.

Top Channel