Angelina Jolie nuk është shoqëruese e mirë për të parë filma në shtëpi.

Aktorja ka treguar se e zë gjumi lehtësisht sapo vë një film në DVD.

“Brad tallet me mua sepse mua më zë gjumi që në pesë minutat e para të filmit. Jam e tmerrshme. Ka disa nga filmat e mi që unë nuk i kam parë ende”, shprehet Jolie.

Gjithsesi, aktorja rrëfen se gjithmonë gjen kohë për të parë filmat e bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

“Që kur jam me Brad kam parë vetëm filmat ku kemi qenë të pranishëm në premiera”, shton Jolie.

Top Channel