Brad Pitt blen poni për fëmijët

02/09/2011 18:05

Brad Pitt u bëri dhuratë gjashtë fëmijëve të tij duke u blerë nga një kalë të vogël. Këto poni tashmë do të jetojnë në shtëpinë e Pitt dhe Jolie në jug të Francës.

Gjithashtu aktori i bleu një kalë edhe bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, në mënyrë që ajo të shëtisë me të në Chateau Miraval.

“Brad u mendua gjatë para se të vendoste për blerjen e kuajve. Nuk ishte i sigurtë nëse ai dhe Angelina do të kishin kohë për t’i mësuar fëmijëve kalërimin, por mendoi se ishte më mirë që ata të mësonin tani që janë të vegjël akoma”, u shpreh një burim për ‘The Sun’.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar.

Top Channel