Elbasan, pranga grabitësve të këmbimit valutor

01/09/2011 10:55

Tre ditë pas grabitjes së një zyre të këmbimit valutor në qytetin e
Elbasanit, policia arrestoi dy autoret e kesaj ngjarje. Dy te rinj hyne
ne zyren e kembimit valuator te maskuar dhe me arme.

Sipas Drejtorise se Policise se Elbasanit ata jane shtetasit Ermir Lici, vjec 35, banues ne Elbasan, Marlen Goxhaj, vjec 20, banues në Elbasan. U konkludua se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, në lagjen ‘Luigj Gurakuqi”, Elbasan, nën kërcenimin e një arme zjarri tip pistoletë, dyshohet të kenë vjedhur nje agjensi, ku kanë marrë shumën e parave prej 5.000 mijë Euro si dhe 100.000 lekë të reja.

Dy te arrestuarve ju kapen një sasi parash të vjedhura në agjens 5 telefona celularë nje arme zjarri pistolete një automjet me targa gjermane, i cili është përdorur nga autorët në momnetin e largimit të tyre nga vendi i ngjarjes. Ndaj autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Prokuroria e Rrethit Gjyqëosr Elbasan ka nxjerrë urdhrat e ndalimit pasi akuzohen për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel