Korcë, gjenden tre fëmijët e zhdukur

27/08/2011 15:05

Policia e qytetit të Korcës ka gjetur tre fëmijët romë që ishin zhdukur nga shtëpia e tyre prej disa ditësh.

Sipas informacioneve të fundit, uniformat blu i gjetën ata brenda territorit të qytetit.

Tre fëmijët, të moshave 13, 6 dhe 4 vjec, u denoncuan nga nëna e tyre, e cila dyshonte se ata ishin rrëmbyer.

Gjithashtu, shtojnë më tej burimet, gjatë hetimeve është zbuluar se prindërit e tre fëmijëve kishin pasur mosmarrëveshje kohët e fundit.

Top Channel