Zjarret, mbërrijnë dy avionë nga jashtë

26/08/2011 14:10

Dy avionë, njëri nga Italia dhe tjetri nga Turqia kanë mbërritur në Shqipëri për t’u bërë ballë zjarreve që kanë përfshirë pyjet e vendit.

Mësohet se avioni turk do të operojë në parkun kombëtar të Lurës, si dhe në pyjet e Kukësit. Ndërsa ai italian pas Vlorës do të nisë një operacion në pyjet e Moravës.

Ndërkohë, burime pranë Ministrisë së Brendshme kanë bërë të ditur se sot janë regjistruar më pak vatra zjarri se një ditë më parë.

Burimet saktësojnë se bëhet fjalë vetëm për 10 vatra të verifikuara në të gjithë vendin.

Top Channel