Aksident në Krujë, katër të plagosur

24/08/2011 21:50

Tre automjete janë përplasen në aksin rrugor Bubç – Fushë Krujë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mazhe të Krujës.

Sipas burimeve zyrtare, të policisë së Krujës mësohet se nga aksidenti janë plagosur katër persona, dy prej tyre në gjendje kome dhe aktualisht ndodhen në gjendje koma në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë Lorenc Çela 20 vjeç nga Fushë Kruja dhe Everis Greca nga Shijaku.

Policia rrugore e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer edhe ekpertizës, sipas saj, mjeti tip “Opel” me targa të Laçit, duke tentuar të shmangej përplasjes së një autoveture që vinte përballë tij, ka goditur në pjesën e pasme një tjetër makinë tip “Opel” me targa të Durrësit e më pas dy mjetet janë përplasur me një tjetër autoveturë të parkuar pranë një lokali.

Top Channel