“Krimet”, Ndreu: Mungon një strategji parandalimi

23/08/2011 16:05

Pjerin Ndreu, ish-drejtues i larte i policise shqiptare shpjegon arsyet
qe sipas tij sjellin shtimin e kriminalitetit dhe vrasjeve gjate sezonit
veror.

Ndreu, duke analizuar situaten rendit nje serë shkaqesh per kete gjendje alarmante vrasjesh.

“Prej vitesh muaji gusht eshte bërë një muaj me bilanc tragjik. Kujtoj se ne muajin gusht jane vrare funksionare te larte te Policise se Shtetit si Arben Zylyftari, Gani Malushi, katër policët në Durrës, si dhe një serial vrasjesh që ndodhin në të njëjtën përiudhë në muajin gusht. Kjo ka një domethënie, e cila përvec faktorëve të ndryshëm që kanë të bëjnë me problemet ekonomiko-sociale jane dhe problemet ne fokusin e studimeve bashkëkohore qe kane lidhje edhe me klimen, me temperaturat e larta”, tha Ndreu.

Per zotin Ndreu deklarimet se shtimi i krimit lidhet edhe me ardhjen e emigranteve, sic kane pohuar autoritetet policore, eshte nje alibi qe nuk qendron.

“Ato që prodhojnë emigrantët janë aksidentet rrugore, por numri i krimeve të kryera në këtë moment nuk kanë për autorë emigrantë”, sqaroi Ndreu.

Nje strategji emergjente per situaten eshte immediate thote Ndreu por e ndertuar jo vetem nga policia.

“Problemi i parë që ngre unë është ndërtimi i një strategjie efikase, që nuk ngrihet vetëm me mendimin e policëve. Në strategji duhet të marrin pjesë një gamë e gjerë njerëzit nga komuniteti, për të parë se si mund të vihet gjendja nën kontroll”, tha Ndreu.

Top Channel