Tiranë, 30 vjecari tenton vetëvrasjen

18/08/2011 00:55

Në lagjen kombinat këtu në Tiranë në oret e vona të së mërkurës një 30 vjecar që kishte hipur në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e katërt të një pallati kërcënoi të vetëvritej.

Burime të policisë thanë se Elton Elezi 30 vjec, baba i dy fëmijëve me thikë në dorë thërriste se do të vetëvritej.

Më parë ai kishte rrahur prindërit e tij, në gjendje të dehur.

Të njëjtat burime thonë se edhe më parë ai kishte pasur konflikte me prindërit e tij dhe me të motrën për cështje pronësie.

Pas 40 minuatsh negociata, ai u dorëzua dhe u shoqërua për në komisariatin nr 6 të policisë.

Top Channel