Shëndetësia: Kujdes nga helmimet

17/08/2011 16:20

Ndonëse situata epidemiologjike në vend në këtë sezon veror duket e
qetë, autoritetet u bejne thirrje qytetareve ne radhe te pare te kene
kujdes ne ate qe zgjedhin, si dhe inspektoriateve sanitare te mos ndalin
kontrollet ndaj lokaleve apo restoranteve, vecanerisht në zonat
turistike të cilat janë të mbipopulluara.

Drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetësisë, Pellumb Pipero kujton rastin e 200 personave te helmuar ne nje dasmë ne Shkoder.

“Qytetarët të cilët pushojnë sidomos në jug, të cilat janë të mbipopulluara, duhet të bëjnë kujdes maksimal për konsumin e ushqimit”, thotë Pipero.

Zyrtari i lartë sqaron se  ka nje rritje te lehte me 3 % te rasteve me semundje gastro-intensinale, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar

“Edhe pse në dukje situata epidemiologjike është e qetë, i vetmi problem kanë qenë sëmundjet diarrike pa gjak, trendi i të cilave ka qenë në rritje”, tha Pipero.

Per javen qe kaloi jane evidentuar 3325 raste me diarre dhe 5 125 infeksione te rrugeve respiratore te siperme ne te gjithe vendin.

Top Channel