Londër, nxitën dhunën në Facebook, 4 vjet burg

17/08/2011 00:00

Dy të rinj anglezë që nxisnin dhunën që përfshiu Londrën para pak ditëve duke bërë thirrje për nëpërmjet Facebook-ut u dënuan me nga 4 vjet heqje lirie.

Jordan Blackshaw 20 vjec ishte krijuesi i eventit “Të shkatërrojmë qytetin e Norwich”, ndërsa Perry Keenan, 22 vjec kishte hapur një faqe në Facebook ku bënte thirrje për dhunë dhe anarki në qytetin e Warrington.

Qindra të rinj të tjera ndodhen ende në fazë gjykimi, ndërsa disa kanë marrë dënimet që variojnë nga gjoba deri në disa muaj burg.

Top Channel