Tre viktima për një përshendetje

16/08/2011 19:55

Policia arrestoi tre persona si autorë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Franth të komunës Komës të Burrelit.

Ata u kapen ndërsa po largoheshin nga vendngjarja. Ndërkohë në shtëpinë e tre viktimave janë mbledhur të afërmit për të përcjellë personat që humbën jetën në ngjarjen fatale.

Të afërmit që mbërritën të parët tregojnë se kanë gjetur në tokë tre viktimat, ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital me urgjencë.

Dy familjet në konflikt jetojnë jo më pak se 800 metra larg njera-tjetrës. Pas një debate me fjalë në rrugë, pjestarët e dy familjeve që janë edhe kushërinj kanë zgjedhur një vend për t’u sqaruar. Por debate ka degjeneruar në përdorimin e grushtave e më pas të armëve.

Viktimat janë dy bashkëshortët Shaqir dhe Hamide Barçi si dhe djali i tyre Ylli, ndërsa dy djemtë e tjerë të familjes ndodhen të plagosur në spital. Policia arrestoi për ngjarjen tre vëllezërit, Dashamir, Valter dhe Burim Barçi.

Top Channel