AK: Qeveria të mos heshtë për shovinizmin

15/08/2011 17:00

Aleanca Kuqezi i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërhyjë duke i kërkuar
Athinës të ndalë provokimet e rënda të qarqeve ekstreme shoviniste, të
cilët provokojnë me ceremoni si ajo e dekorimit ne Korce te
ish-konsullit Ikonomus, per kontributin qe ai ka dhene ne perhapjen e
greqizimit ne Vorio Epir.

“Disa ditë më parë në Korcë, fondacioni i grekëve ne diasporë ka dekoruar ish-konsullin grek Ikonomus, i cili është njohur në Shqipëri për deklaratat e tij ekstremiste për Vorio-Epirin. Motivacioni ka qenë: Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizimit në Vorio-Epir”. Pra, ky nderim i madh i jepet për asimilimin e shqiptarëve të jugut, duke iu nderruar atyre kombësinë. Sjelljet e këtyre grupeve ekstremiste përbëjnë haptazi një kërcënim për territoret shqiptare dhe shprehin më së miri se cili është qëllimi i ligjit inovator të regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare. Ndaj qëndrimi ynë kundër regjistrimit etnik dhe fetar është mbi të gjitha një qëndrim në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar dhe integritetit shtetëror”, thane perfaqesues te Aleances.

Top Channel