Vazhdojnë luftimet në Libi

14/08/2011 18:20

Vazhdojnë luftimet brenda qytetit të Zauijas në Libi, 50 km në perëndim të Tripolit.

Një grup i vogël i armatosur hyri në qendrën e qytetit të djelën, por siç raporton BBC, ushtarët e kolonelit ndodhen në brendësi të tij. Qeveria libiane këmbëngul se ka nën kontroll të plotë qytetin, i cili ndodhet pranë një rruge të rëndësishme kalimi, në perëndim të Tunizisë.

Nëse do të vihet nën kontrollin e kryengritësve, kjo do të thote se forcave qeveritare do t’u ndërpritet çdo lidhje me jashtë.

Reporteri i Asoshiejtid Pres, që ndodhet në Zauija, tregon se si kryengritësit kanë lëvizur në brendësi të qytetit dhe janë përshëndetur nga banorët.

Top Channel