Siria, Libani e Irani sulmojnë Cameron

12/08/2011 11:30

Siria, Libia dhe Irani sulmojnë kryeministrin britanik David Cameron
duke e quajtur hipokrizi mënyrën se si po i cilëson dhe trajton trazirat
dhe dhunën në Angli.

Ambasadori i Sirise ne OKB-së Bashar Jafari tha se “te degjosh kryeministrin e Anglise te cilesoi trazirat duke perdorur fjalen banda, nderkohe qe nuk na lejojne ne te perdorim te njejtin term per grupet e armatosura  dhe terroiste me vendin tim, kjo eshte hipokrizi dhe arrogance”.

Zevendes-ambasadori britanik ne Nju Jork i cilesoi abusurde komente te tilla. Sakaq, Ministria e Jashtme britanike tha se nuk ja vlente t’i ktheje pergjigje  komenteve te tilla.

Cka ndodhi ne Londer kete jave po shfrytezohet edhe nga Irani dhe Libia. Irani  i ka kerkuar ‘Amnesty International’ te hetoje menyren se si po shuhen trazirat ne Angli. Kryeministrii Libise  tha se z.Cameron “ka humbur legjitimitetin”,e njejta fraze qe perdoret kunder udheheqesit libian Gadafi nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe vende te tjera.

Ajo qe ndodhne rruget dhe qytetet e Sirise, Libise apo Iranit behet ne emer te lirise,ndersa ajo qe ndodh ne Londer apo qytete te tjera angleze eshte vecse grykesi,ndaj te ciles nuk perdoren tanke dhe ushtria. Sondazhi me i fundit tregon se britaniket mendojnese ajo cka ndodhi ne Londer dhe qytete te tjera  ishte 84 per qind grykësi, ndersa 16 per qind mendojnese ishte proteste.

Top Channel