Siria, Klinton: Europa, Rusia e Kina të shtojnë presionin

12/08/2011 01:35

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kinës, Rusisë dhe vendeve europiane të shtojnë presionin ndaj regjimit të Bashar al Assad për të ndalur vrasjen e civilëve në Siri.

“Dëshirojmë të shohim Kinën të bashkëpunojë me ne, po ashtu dëshirojmë që Rusia të ndalë shitjen e armëve për Damaskun. Edhe Europa duhet të bëjë hapa të mëtejshëm për të sannksionuar regjimin e al Assad”, tha Klinton për televizionin amerikan, CBS.

Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane vjen vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara shtuan presionin ndaj Sirisë duke bllokuar një sër asetes të Bankës Tregtare Siriane dhe të kompanisë së vetme të telefonisë celulare në Siri. Masat ndaj këtyre kompanive u vendosën pasi Uashingtoni mendon se janë burim i financimit të Bashar al Assad.

Top Channel