Siri, sulme të reja anti-qeveritare

12/08/2011 11:00

Forcat siriane raportohet të kenë nisur me sulme të reja ndaj protestuesve anti-qeveritare.

Aktivistët thonë se tanket qeveritare kanë sulmuar qytetin Khan Sheikhon të provincës Idlib, duke vrarë një grua.

Një person tjetër raportohet nga EJL, të jetë vrarë kur forcat e sigurisë bënë arrestimin e banorëve në periferi të Damaskut.

Vdekjet e fundit vijnë në kohën kur komuniteti ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj presidenti Bashar al-Asad për t’i dhënë fund goditjes së dhunshme të protestuesve.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Kinës, Rusisë dhe Indisë t’iu bashkohen përpjekjeve për të vendosur sanksione kundër regjimit sirian. Ajo po ashtu ka kërkuar nga Moska të ndalojë shitjen e armëve në Damask.

Top Channel