Regjistrimi, PDIU: Jo pyetjeve mbi entinë

12/08/2011 14:45

Pas kritikave të lëshuara dy ditë më parë nga Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-s për rregjistrimin e popullsisë ka reaguar PDIU-ja.

Sekretari politik, i PDIU-së Ardian Tana tha se Komisioni i Censusit nuk duhet të perfshijë pyetjet mbi përkatësinë etnike e as të bëjë mishmash me to.

“Për PDIU-në përfshirja e tyre do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe cënim i harmonisë sonë kombëtare.Edhe nëse ato do të përfshiheshin abuzivisht”, tha Tana atëherë amendamentet e PDIU-se shtojnë garancitë që vetëdeklarimi të jetë objektivisht i kontrollueshëm.

Duke komentuar deklaratën e kreut të PBDNJ-s, PDIU deklaroi se këto deklarata të përsëritura përbëjnë një dëshirë për të abuzuar me procesin e regjistrimit, pasi këto deklarata synojnë që deklarimi individual të mos kontrollohet.
 
Zoti Tana theksoi se amendamentet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në thelb, heqin mundësinë e abuzimit me regjistrimin e popullsisë.

Gjithashtu sipas PDIU-ja, këto amendamente duhet të shqetësojnë vetëm ata që shpresonin të ngrinin fantazmën e të ashtuquajturit “Vorio Epir” me anë të regjistrimit, duke berë vetëdeklarime nëpërmjet pensioneve dhe parave të thata në dorë.

Top Channel