OKB, shqetësim për vrasjet në Libi

12/08/2011 08:10

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, ka shprehur
shqetësimin e tij lidhur me rritjen e numrit të viktimave civil në
konfliktin në Libi, duke përfshirë këtu edhe sulmet ajrore nga NATO-ja.

Në një deklaratë të re, Ban Ki Mun u bënë thirrje “të gjitha palëve”, për të përdorur “kujdes të madh” në betejë.
 
Shefi i OKB-së, ka qenë më parë një mbështetës i fortë i fushatës ajrore të NATO-s në Libi.Këshilli i Sigurimit në muajin mars ka miratuar një rezolutë për sulme në Libi.
 
Por, sulmet ajrore të NATO-s që kanë synim për t’i dhënë fund regjimit të Muamar Gadafit janë kritikuar nga anëtarët e këshillit, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut, vende këto që pretendojnë se veprimi i NATO-s ka shkuar përtej rezolutës së OKB-së për Libinë.
 
Në deklaratën e tij, Ban ka deklaruar se ai beson se nuk ka mundësi për një zgjidhje ushtarake të krizës në Libi.

Top Channel