Obama: Të shpëtojmë vendin

12/08/2011 12:10

Duke pranuar se ekonomia amerikane është lenduar nga zhvillimet
ndërkombëtare, presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit për të
lënë menjanë politikën dhe të nisë punën për të ndihmuar vendin. Ai tha
se problemet e borxhit europian po i afrohen brigjeve te SHBA-se.

“Ndërsa ekonomia po përmirësohej gjatë 2009 dhe 2010, nisja e këtij viti, u godit papritur nga protestat në Lindjen e Mesme që ndihmoi në ngritjen e cmimeve të gazit. Europa u përball me të gjitha llojet e trazirave financiare që po mbërrijnë në brigjet tona. Tërmeti tragjik në Japoni goditi ekonomite në të gjithë globin, përfshirë edhe tonën, duke ndërprerë disa zinxhirë furnizues që ishin të rëndësishëm për ne. Dhe kjo me tej i bëri sfidë ekonomisë tonë. Sic po shihet në tregjet e aksioneve, lekundjet e egra që të nevrikosin dhe prekin kursimet e familjeve në të gjithë Amerikën”, u shpreh Obama.

Ai i bëri këto deklarata gjatë takimit me punëtoret e një fabrike baterish në Micigan. Ai akuzoi disa anetare te Kongresit duke thene se zgjodhen te bejne lojera politike, sesa te punojne bashke për të miratuar ligje qe mund te krijojne vende pune dhe mund të ndihmojnë ekonomi.

Top Channel