Guvernatori i Teksasit në garë për president

12/08/2011 02:10

Listës së kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në radhët e republikanëve i shtohet edhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry.

Sipas mediave amerikane kandidimi është njoftuar nga një zëdhënës i guvernatorit dhe do të shpallet ditën e shtunë në Ioua.

Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë Rick Perry do t’i bashkohet listës prej 8 kandidatësh që do të debatojnë ditën e enjte në Ioua për të fituar statusin e kandidatit të zgjedhjeve presidenciale 2012 në kampin republican.

Favoriti mes kandidatëve republikanë, deri më tani mbetet Mitt Romney.

Top Channel