BE ndërmerr hapa për qetësimin e krizës

12/08/2011 09:20

Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika vendosin masa kufizuese për një
kategori të caktuar transaksionesh ne bursë. Kjo ka të bëjë me ndalimin e
të ashtuquajturave “shitje të shkurtra”, apo kur investitoret
perfitojne nga bastet që lidhen me rënien në cmimin e aksioneve, të
cilat janë fajësuar për lekundjet në tregun ndërkombetar.

Investitoret e kesaj manovre zakonisht marrin hua aksione apo obligacione i shesin ato, me pas i blejnë serish kur cmimi bie, duke futur në xhep diferencën. Në ndalimin e vendosur nga katër vendet europiane përfshihen edhe shitjet e shkurtra, të pastra, të cilat ndodhi kur tregtaret shesin instrumente financuare të cilat nuk i kane ende.

Njoftimi u bë nga Supervizori i Tregjeve të Bashkimit Europian “ESMA” dhe autoritetet kombetare të katër vendeve, Frances, Italise, Spanjes dhe Belgjikes.Kjo vjen pas ditësh lekundjesh në tregjet boterore, të ndikuar nga borxhi në SHBA dhe vecanerisht nga situate bankare ne France. Nje prej bankave të saj më të medha “Societe General” është prekur me rëndë, vecanerisht pas spekullimeve se stabiliteti I saj është në rrezik, cka u hodh poshte prej drejtuesve të saj.

Investitoret jane te shqetesuar per shendetin e bankave europiane, te expozuara përballe borxhit qeveritare të vendeve me më shumë borxhe sic është Greqia. Frika është se bankat duhet të fshijne investimet qe kane bere ne letrat me vlere te qeverise. Të marten e ardhshme presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Paris për të diskutuar mbi disa propozime për forcimin e strukturave financiare në 17 vendet e eurozonës. Dy udheheqësit synojnë të dalin me një propozim për të të stabilizuar tregjet financiare të Evropës.

Top Channel