Schwarzenegger provokon ish-gruan

10/08/2011 16:10

Kapitull i ri në divorcin Arnold Schwrzenegger-Maria Shriver.

Ish-guvernatori i Kalifornisë ka habitur fotografët që e ndjekin ngado me veshjen e një bluze ku shkruhej: “I mbijetova Marias”.

Ky provokim ka shkaktuar habi në Hollywood sepse para disa ditësh protagonisti i “Terminator” pranoi t’i paguante detyrimet ish-bashkëshortes dhe gjithashtu festoi edhe 64-vjetorin nën shoqërinë e Shriver dhe të djemve të tij.

Martesa e Schwrzenegger mori fund pas 25 vitesh, kur Shriver mori vesh për një djalë të paligjshëm që burri i saj kishte me Mildred Patricia Baena, shërbyesen e familjes.

Top Channel