Benigni-Allen, bashkë në Romë

09/08/2011 10:00

Në “Bop Decameron”, filmi që Woody Allen po xhiron në Romë, aktori italian Roberto Benigni interpreton një njeri të zakonshëm.

Bëhet fjalë për Leopoldo Pisanello, i bërë i famshëm rastësisht dhe që prej atëherë i përndjekur nga mediat.

Disa sekuenca janë xhiruar dje në Fushën e Luleve, në kryeqytetin italian, ku Benigni dhe Allen janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit.

Benigni, që në filmin në fjalë është një person VIP, ka vrapuar në rrugicat e kryeqytetit italian pasi ndiqej nga një grup paparacësh.

Po dje, aktori fitues i cmimit Oscar ka marrë pjesë edhe në një sfilatë sureale modelesh, ku ka shprehur simpatinë e tij për vajzat bukuroshe.

Top Channel