Reynolds-Johansson, sërish bashkë

08/08/2011 09:40

Ryan Reynolds dhe Scarlett Johansson kanë përfunduar divorcin e tyre 5 javë më parë, por tashmë duket se kanë ndërruar mendje.

Aktorët e Hollywood-it janë parë duke ngrënë një darkë intime muajin e kaluar në një nga lagjet e Los Angeles dhe që nga ajo ditë janë parë shpesh herë së bashku.

Reynolds, 34 vjeç, dhe Johansson, 26 vjeç, u martuan në vitin 2008, ndërsa në dhjetor të vitit 2010 ata lajmëruan ndarjen e tyre. Në datë 1 korrik u finalizua divorci.

Ryan Reynolds tashmë është beqar pas përfundimit të një lidhjeje 2 mujore me aktoren e famshme Charlize Theron.

 

Top Channel