Kinë, Weiwei mesazhe në Twitter

08/08/2011 17:30

Artisti kinez Ai Weiwei, nën hetim për evazion fiskal, pasi kaloi pothuajse tre muaj në burgim është bërë sërish i gjallë.

Disidenti ka postuar sërish mesazhe në Twitter, që në Kinë është i ndaluar por ndiqet përmes serverave “proxy” nga miliona abonentë.

Në një mesazh Weiwei thotë se ka ngrënë një pjatë me ravioli kinezë dhe se ka fituar tre kilogramë që nga dita e lirimit, në qershor.

Ashtu si dhe shumë disidentë të tjerë, Weiwei u burgos pasi kishte shprehur hapur qëndrimin e tij kundër politikave të Pekinit.

Qeveria kineze njihet për dorën e hekurt ndaj kundërshtarëve të saj, saqë ka refuzuar lirimin e disidentit tjetër Liu Xiaobo, që u shpall fitues i cmimit nobël për paqen.

Top Channel