Belsh, humb jetën elektricisti

08/08/2011 21:05

Një elektricist ka humbur jetën në Belsh, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve të fundit, 45-vjecari Skënder Paja ishte duke riparuar një transformator, kur papritur është prekur nga voltazhi i lartë.

Autoritetet lokale njoftojnë se 45-vjecari ka gjetur menjëherë vdekjen dhe dërgimi i tij në ambulancë ka rezultuar i kotë.

Mësohet se policia lokale ka nisur një hetim për të verifikuar zbatimin e kushteve teknike dhe ato të sigurisë së punës nga elektricisti.

Top Channel