Laçi pa shërbim dentar

07/08/2011 16:45

Pronarët e tokës ku është ngritur reparti i stomatologëve në rrethin e Kurbinit kanë bllokuar derën e objektit. Shkak është bërë nxjerrja në shitje e ndërtesës nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor në Laç.

Në këtë repart punonin 13 dentistë. Objekti ndodhet në katin e parë të një pallati të ndërtuar që në kohën e diktaturës. Por pronarët e truallit ku u ndërtua ky pallat kërkojnë të marrin katin e parë të tij.

Stomatologët shprehen të shqetësuar dhe pohojnë se prej disa ditësh nuk kanë hyrë në ambientet e tyre të punës. Mjekët stomatologë kanë kërkuar të punojnë të paktën deri në privatizimin e plotë të objektit, por nuk kanë gjetur asnjë mbështetje.

Kjo është e vetmja qendër që ofron shërbim stomatologjik në këtë qytet.

Top Channel