Jeta sekrete e Jack Nicholson

07/08/2011 10:50

Jack Nicholson, i cili ka pasur një marrëdhënie 16-vjeçare me Anjelica Huston, ndodhet në një situatë të vështirë.

Aktori është i shqetësuar për faktin se ish-bashkëshortja mund të publikojë në biografinë e saj (libri do të publikohet në vitin 2013) detaje nga jeta private e tij.

“Jack ka shumë sekrete dhe Anjelica di gjithçka rreth jetës së tij. Ajo di për të dashurat e tij, për përdorimin e drogës e alkoolit dhe për shijet e tij në krevat”, tha një burim për mediat amerikane.

Top Channel