Tusha padi zyrtarit të policisë

05/08/2011 15:55

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës,Pashk Tusha nje emer i njohur per
policine shqiptare, vecanerisht ne vitet 1997-98 ka bere kallëzim penal
ne Prokurorine e Tiranes, ndaj nje drejtuesi aktual te policise se
kryeqytetit.

Tusha shprehet se ndihet i kercenuar nga policia duke akuzuar per veprime arbitrare nje prej drejtuesve ne Tirane, por edhe te neglizhences se strukturave te tjera per te marre masa ndaj tij. Ai thote se eshte dhene urdher te shoqerohet forcerisht dhe se eshte fyer gjate kohes qe ka ndejtur ne Policine e Tiranes.

Sipas Tushes drejtuesi qe kreu shoqerimin e tij, ka si arsye nje meri te vjeter qe daton ne 2003-in, kur Tusha nuk i bindej nje urdheri te deputeteve te zones per ta vendosur shef komisariati ne Durres.

Ish-kreu i policise shprehet se nuk beson se strukturat e policise do t’i japin nje zgjidhje konfliktit te tij, dhe beson tek organet e drejtesisë.

Top Channel