Alban Skënderaj, koncert në Prishtinë

05/08/2011 20:40

Këngëtari Alban Skënderaj ka zgjedhur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, për të promovuar albumin e tij më të ri “Ende ka shpresë”.

Qindra të rinj u mblodhën të enjten në mbrëmje në bulevardin “Nënë Tereza” për të dëgjuar këngët më të reja nga ky album.

“Është një album shumë i rëndësishëm për mua për faktin se mendoj që kam arritur një pjekuri më të madhe artistike. Shpresoj që do ju pëlqejë. Dua të falenderoj Digitalb-in për mbështetjen dhe Ipko-n për realizimin e këtij koncerti”, u shpreh Alban Skënderaj.

Albumi i Alban Skënderajt “Ende ka shpresë” ka gjithsej 14 këngë.

Top Channel