Niebel: Më shumë bashkëpunim ekonomik

04/08/2011 18:25

Ministri gjerman i Ekonomisë, Dirk Niebel, i cili po viziton Tiranën, ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes vendit të tij dhe Shqipërisë.

“Duhet një bashkëpunim ekonomik më i madh. Gjermania është donatori më i madh në Shqipëri, por pa investime donacionet bëhen të vështira”, ka deklaruar Niebel.

Më tej zyrtari i lartë gjerman ka rikonfirmuar edhe mbështetjen e vendit të tij ndaj prirjeve evropiane të Shqipërisë.

“Gjermania e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe do t’i ofrojë asaj asistencë të vazhdueshme”, ka pohuar Niebel.

Ministri i Ekonomisë ka pohuar edhe zhvillimin e një takimi mes tij dhe kryetarit të PS, Edi Rama, në të cilin është diskutuar situata politike.

Top Channel